Është kapur radio komunikimi mes ushtarëve rus që ankoheshin se janë të rrethuar e shumë më pak në numër ku dhe iu urdhërohet të vrasin civilët, transmeton Gazeta Metro.
Inteligjenca e Ukrainës e ka regjistruar këtë komunikimin mes ushtarëve rus dhe komandantit të tyre gjatë një sulmi brutal ndaj qytetit Mariupol sipas këtij xhirimi të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU).
Një ushtarë i tretë rus tutje ankohet që po i detyrojnë të sulmojnë drejt një fshati ku qartë janë më pak në numër nga ukrainasit.
“Tash çfarë ndodh? Ata janë në të majtë, të djathë, ata na kanë rrethuar” tha ai. Sipas përkthimit ushtari e pranon se është i brengosur pasi ka shumë ukrainas përreth dhe se shokët e tij rus “nuk kanë mbështetje”.
Sipas ekspertëve lehtësia me të cilat po kapen komunikimet ruse është indikator se Rusia ka furnizuar me radiolidhje me teknologji të vjetërsuar apo komerciale. Kjo po shihet si një tjetër dështim i njërës prej ushtrive më të forta në botë./gazetametro.net