Ish-Presidenti katalanas, Carles Puigdemont doli nga burgu në Gjermani, pasi pagoi 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, deri sa të merret vendimi për ekstradimin e tij në Spanjë ose jo.
Puigdemont është larguar nga burgu pas gati dy javësh prej kur është ndaluar teksa po kalonte kufirin nga Danimarka. Duke folur para gazetarëve jashtë burgut, ai falenderoi mbështetësit “në gjithë botën”.
Spanja akuzon Puigdemontin për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike lidhur me referendumin e paautorizuar për pavarësinë e Katalonjës në tetor të vitit 2016.
Më 5 prill, gjykata në shtetin verior, Schlesëig-Holstein, kundërshtoi kërkesën për ekstradim për rebelim. Por, gjykata u shpreh se ekstradimi në Spanjë është i mundshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të fondeve publike, shkruan REL.