Del video e re nga zjarri në Zvicër

Artikull i përditësuar (10:35) – Është publikuar një video që tregon përpjekjet për ta fikur zjarrin në një bar në resortin e skijimit në Crans-Montana të Zvicrës, në natën e Vitit të Ri.

Videot janë publikuar në media sociale. Aty shihen disa të rinj që përpiqen me fanella ta fikin zjarrin që bie nga kulmi.

Ndërkohë, autoritetet kanë identifikuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për italianin Emanuele Galeppini.

Si pasojë e zjarrit vdiqën rreth 40 persona ndërsa u lënduan mbi 100 të tjerë.


 

Rreth 40 persona kanë humbur jetën e 115 janë lënduar. Ekipet emergjente vazhdojnë të qëndrojnë ende në vendngjarje.

Doktorët kanë thënë se ka të lënduar rëndë, me djegie deri të shkallës së tretë. Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se do të duhen edhe disa ditë ose madje javë për t’i identifikuar viktimat.

Ende nuk është sqaruar se çka e shkaktoi zjarrin, por dëshmitarët kanë thënë se është shpërndarë me shpejtësi dhe ka shkaktuar kaos.

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin e ka cilësuar ngjarjen si ndër më tragjiket që ka përjetuar Zvicra. Ai ka shpallur pesë ditë zie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme