Delawie: Bëjeni sa më shpejt numrat në Parlament, zhbllokojeni situatën (Video)

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e kurban Bajramit, duke i uruar me krijimin e sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

Përmes një video incizimi ambasadori u ka bërë thirrje krerëve politikë që ta zgjidhin sa më shpejtë çështjen e numrave në kuvend.

“Përshëndetje qytetar të nderuar, janë bërë 2 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale, mendoj se nuk është bërë mjaft për votuesit kosovarë të cilët votuan për zgjedhjen e institucioneve. Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve që t’i bëjnë numrat në Parlament dhe ta zhbllokojnë situatën politike sa më shpejtë që është e mundur. Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë, më shumë se kaq dhe nuk ka arsye të presin më. Urime festa e kurban Bajramit të gjithëve”, është shprehur Delawie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme