Delawie e quan sekrete përpjekjen e Thaçit, Haradinajt e Veselit për shfuqizimin e Gjykatës

Në një editorial të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i cili ka numëruar çka duhet dhe çka nuk duhet të ndodhë në Kosovë, të parën e ka renditur shfuqizimin e Speciales. Ai gjithë prioritetin në fillimvit ia dha kundërshtimit të madh të idesë së shfuqizimit të Speciales.

Greg Delawie prej të cilit skena politike ka dëgjuar këshilla të shtuar kohëve të fundit, e sidomos prej kur u tentua të dalë në Kuvend për votim shfuqizimi i Speciales. Ai ka zgjedhur që në e

Si parësore, gjatë këtij viti, Delawie e ka konsideruar heqjen dorë nga iniciativa e liderëve për zhbërjen e Speciales të cilën ai e ka quajtur sekrete.

“Së pari, duhet të ndalet përpjekja e fshehtë për të ndryshuar apo anuluar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale”, ka shkruar diplomati amerikan në editorialin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.

Edhe përkundër se liderët shtetërorë nuk e shohin rrezikim të raporteve me ndërkombëtarët shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie nuk thotë kështu.

“Minimi i gjykatës e cila është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës do të kishte pasoja të thella për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë editorial.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme