Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Twitter ai ka thënë se “ ndihet krenar” për hapin e bërë nga Kosova.
“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.