Delawie i nervozuar me deputetët: Mos lëshoni sallën, kryeni punët për qytetarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar sjelljet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë lëshuar sallën gjatë seancave plenare të planifikuara të mbahen dje dhe sot, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme, deputetët e PDK’së lëshuan seancën në shenjë proteste ndaj akuzave drejtuar EULEX’it, ndërsa sot nga salla dolën deputetët e LDK’së pasi sipas tyre, vazhdimi i seancës sot është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Gjithashtu, njëjtë vepruan edhe ata të Vetëvendosjes, të cilët protestuan ndaj arrestimit të tre deputetëve të VV’së jashtë ndërtesës.

Për këto veprime, diplomati amerikan në Prishtinë kritikoi të gjithë deputetët që dolën nga salla.

“I zhgënjyer që deputetët e Kuvendit po dalin nga seancat e Kuvendit. U bëj thirrje deputetëve që të fokusohen urgjentisht në punën që duhet ta bëjnë për qytetarët e Kosovws”, shkroi Delawie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme