Delawie këshillon zyrtarët e Kosovës: Gjeni mënyra për ta luftuar korrupsionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se Kosova ka ecur pozitivisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes me porosinë për ndërmarrësit ta luftojnë korrupsionin.

“Shihet se interesimi juaj për zhvillimin e ndërmarrësisë konsiston me raportin Doing Business 2018, kalimi nga vendi i 60 në 40 tregon për përmirësimin e juaj dhe tregon se jeni në rrugën e duhur. Shoh te ndërmarrësit e rinj për të arritur tregjet globale kjo tregon se ka përmirësim në llogaridhënie dhe transparencë. USAID-i vazhdimisht i mbështet ndërmarrjet e vogla, 620 milionë janë dhëne për mbulimin e 577 kredive për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, tani jemi në përpjekje për zbatimin e gjyqësorit”, tha ambasadori Delawie duke marrë pjesë në “Javën Globale të Ndërmarrësisë 2017”.

“Korrupsioni zbeh zhvillimin e ekonomisë së Kosovës andaj duhet luftuar. Gjeni mënyra ta luftojmë atë, korrupsioni fshihet ne errësirë, zbardheni, ikni favoreve të fshehta, gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për punësimin e grave dhe komuniteteve, t’u ndihmojmë grave për një pozitë më të mirë në ekonomi, ngriteni zërin rrezikoni, ne ju mbështesim në imagjinatën tuaj për biznese, ndërmarrësia është shprehje e optimizmit”, tha Delawie.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme