Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, tha se shteti i tij dhe Kosova kanë një lidhje të posaçme.
Ai në Forumin “Fol Hapur”, foli për sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Delawie tha se SHBA-ja ka investuar shumë në ndërtimin e FSK-së deri në këtë stad të profesionalizmit të saj.
Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas ambasadorit amerikan është krijimi i ushtrisë së Kosovës, por që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, raporton Kosovapress.
Delawie tha se Qeveria e tij ka qenë e qartë në këtë çështje.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet me përkrahjen e të gjitha komuniteteve dhe se Qeveria duhet ta bëjë këtë në partneritet me SHBA-të.
Delawie tha se krijimi i ushtrisë përmes ligjit do t’i dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, e të cilët janë jetikë për Kosovën.