Delawie lavdëron komisionerët dhe vëzhguesit në Drenas

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot gjatë ditës disa qendra të votimit në Drenas ku po vëzhgon nga afër raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

Delawie ka thënë se po sheh njerëz të përkushtuar në zgjedhje dhe se kjo gjë për të është e mrekullueshme.

“Jam këtu për t’i vëzhguar zgjedhjet lokale në Drenas. Po shoh që kemi komisionerë dhe vëzhgues të përkushtuar, vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare. Mendoj se kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Delawie për indeksonline.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme