Delawie mbështet ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Gjatë ditës së djeshme, kisha ortodokse serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e rrugës nga Deçani për në Plavë të Malit të Zi.

Ata, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.

Ndaj këtyre deklaratave pati reagime nga organet komunale të Deçanit.

Por, misioni i OSBE-së në Kosovë doli me një deklaratë ku tha janë ndaluar punimet në këtë rrugë.

“E kemi ndjekur me shqetësim atë që duket të jetë ndërtim i paligjshëm i rrugëve, që po vazhdon që nga dje, brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtjes (SPZ) të Manastirit të Deçanit. Mirëpresim vendimin e pasdites së sotme për të ndaluar punimet brenda SPZ-së. Misioni monitorues i OSBE-së ka konfirmuar se punimet në rrugë janë ndaluar dhe makineria e rëndë është larguar nga SPZ”, tha OSBE.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, doli në mbështetje të vendimit për ndalim të punimeve.

“SHBA-ja pajtohet plotësisht me deklaratën e OSBE-së”, tha Delawie në një postim në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme