Delawie – partive politike: Bëni marrëveshje, ratifikojeni demarkacionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga partitë politike që të bëjnë një marrëveshje për Demarkacionin, e cila në radhë të parë do të kishte interesin qytetar, shkruan Periskopi.

Në Twitter, ai sërish ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Është koha që partitë politike të demonstrojnë se dinë të udhëheqin. Bëjeni një marrëveshje, e cila në radhë të parë ka interesin qytetar. Kalojeni marrëveshjen e Demarkacionit”,ka shkruar Delawie.

Ky reagim i tij vie pas dështimit të dy përpjekjeve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës – ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Përpjekja e radhës për Demarkacionin do të jetë të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00, për kur është thirrur seanca e jashtëzakonshme./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme