Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se zgjedhjet e sotme ishin test i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë.
Diplomati amerikan u shpreh se pavarësisht rezultatit final, ajo që ka rëndësi është e mira e përgjithshme dhe jo politika.
“Unë përgëzoj qytetarët të cilët votuan dhe do të qëndrojnë pas atij vendimi që morën. Përkundër zgjedhjeve dhe rezultatit, mbeten ende sfida dhe mundësi. E mira e përgjithshme duhet të jetë caku final për Kosovë, dhe jo politika”, shkroi Delawie.
Ambasadori Delawie gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve ka qenë shumë aktiv, me vizitat nëpër vendvotime nëpër Kosovë dhe mesazhet të cilat bënin thirrje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.