Sipas një njoftimi, shefi i AKK-së përmendi angazhimet që është duke i bërë Agjencia në forcimin e politikave kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërinë maksimale të kuadrit ligjor, transmeton lajmi.net.
Nga ana e tij, shtohet më tej, ambasadori Delawie i siguroi mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.
“Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe garantoi përkrahje për Agjencinë në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejt realizimit me sukses të mandatit të saj”, thuhet në fund të njoftimit. /Lajmi.net/