Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka zhvilluar sot një takim me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimi që ka zgjatur rreth një orë është mbajtur në njërin prej lokaleve në Prishtinë.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes Delawie dhe Haradinaj, por kujtojmë se tema më aktuale e ditëve të fundit është çështja e demarkacionit./Indeksonline