Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë sa më parë projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Reagimi i Ambasadorit Amerikan Delawie ka ardhur disa ditë pasi deputetët kosovarë nuk qëndruar në numër të mjaftueshëm në seancë duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj i cili ndodhej në lexim të dytë.
Kjo ka nxitur reagimin e Ambasadorit Amerikan i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkrah projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë sepse i njëjti “pamundëson kriminelët me lidhje politike që ti ikin dënimit”, ka shkruar Delawie.