Delawie thotë se bota s’mund të rrije duke e pritur Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë në një intervistë për Radio Europa e Lirë, se Kosova duhet të ecën në hap me kohën, pasi bota s’mund ta presë më atë.

Delawie ka apeluar që qeveria e re e Kosovës të themelohet sa më shpejt dhe këtë ta bëjë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën.

“Kjo është koha për Kosovën që të marrë vendime të duhura lidhur me luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike, dhe bashkëpunimin me fqinjët. Bota nuk do të rrijë duke pritur Kosovën derisa ajo të përmblidhet. Bota po lëvizë, andaj edhe Kosova duhet të lëvizë. Që të arrijë të ketë të ardhmen e saj në zemër të Europës”.

Diplomati amerikan ka treguar edhe për takimet që ka pasur me liderët e partive dhe koalicioneve politike në Kosovë.

“Unë kam takuar shumë liderë politik dhe do t’i takoj edhe disa të tjerë ditëve të ardhshme. Kjo është ajo që bëjnë diplomatët – ne flasim me njerëzit dhe mundohemi të kuptojmë se çfarë po ndodh ashtu që t’i përcjellim këto te qeveritë tona”.

“Kam folur për pritjet e mia, pritjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Qeveria e ardhshme – kushdo që të jetë në atë Qeveri. Këto janë gjërat për të cilat kam folur në vjetëve e fundit”.

Ambasadori ka thënë edhe se as ai, por as ambasadorët e tjerë të shteteve të Quintit nuk përzihen në atë se kush duhet ta formojë qeverinë e Kosovës, pasi atë duhet ta bëjnë deputetë e zgjedhur nga populli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme