Delawie vizitoi Mustafën, flasin për dialogun me Serbinë

Dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës doli me qëndrim zyrtar kundër platfromës qeveritare për dialog me Serbinë, i pari i këtij subjekti politik është vizituar nga amabsadori i Amerikës në Kosovë.

Ambasadori amerikan Greg Delawie të mërkurën e ka vizituar në shtëpinë e tij kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Klan Kosova merr vesh se temë bosht e këtij takimi ka qenë shkuarja në fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala – të gjithë zyrtarë të lartë të LDK-së.

Të njëjat burime ia kanë konfirmuar se zyrtarët e këtij subjekti politk kanë qenë i interesuar të mësojnë më shumë mbi idenë amerikane për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

Vizita e ambasadorit Delawie tek Mustafa vjen vetëm dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës doli zyrtarisht kundër platformës qeveritare për dialog me Serbinë, që rol qendror i jepte presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme