Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka folur për gazetarët në hollin e Kuvendit para seancës për demarkacionin me Malin e Zi, raporton Gazeta Metro.
Përfaqësuesi i SHBA’ve në Kosovë e ka përsëritur qartë dhe ashpër qëndrimin e shtetit amerikan për demarkacionin dhe u ka bërë thirrje të qartë deputetëve që të votojnë pro demarkacionit dhe të nxjerrin qytetarët nga izolimi.
“Kosova i ka humbur dy vite e gjysmë të progresit dhe integrimit me këtë marrëveshje dhe nuk ka më kohë për të humbur. Vota për demarkacionin do të tregojë se cila parti është serioze në përgjegjësitë para qytetarëve e cilat parti votojnë vetëm për poena politikë”, tha ambasadori amerikan.
Tutje, ai ka thënë që çdo votë ka rëndësi dhe që deputetët që abstenojnë apo nuk marrin pjesë në seancë janë vota kundër.
“Çdo votë llogaritet”, tha Delawie, duke shtuar që ai është i befasuar me zellin e disa partive në Kosovë që punojnë për izolimin e kosovarëve.