Delegacion i LSDM-së në përbërje Mile Zeçeviq, Cvetanka Laskova dhe Lubica Jançeva kanë vendosur lule dhe kanë nderuar kryetarin e parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov sot në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
“LSDM si dhe qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë përcaktimet dhe kontributin e presidentit Gligorov ndaj Maqedonisë që ndërtoi ura bashkëpunimi dhe uniteti në vend, ashtu edhe botë dhe me këtë hapi perspektivat për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, kanë thënë në LSDM.