Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar mos prezencën e ministrave e zv.ministrave në Seancën e sotme, raporton Gazeta Blic.
Deliu- Kodra ka thënë se i vjen shumë keq që në ditën e sotme nuk janë të pranishëm ata që sot duhet të japin përgjigje.
“Personalisht kam pritë që sot me qenë ma shumë të pranishëm ministra sot në Kuvend kur edhe po flitet për programin qeverisës”, ka deklaruar Deliu- Kodra.
Përndryshe, programi i Qeverisë dje është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se është fokusuar në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euro-atlantike.
Ky program është kritikuar nga opozita, e cila ka thënë se është kopje e punëve të pa kryera nga qeveritë e kaluara dhe që nuk specifikon se si do të zgjidhen çështjet që janë në të.