Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një deklaratë për media, ka thënë se me hedhjen e gazit lotsjellës Vetëvendosje dëshmoi se është e njëjta si para dy vjetësh kur për herë të parë lëshoi gazin.
“Duke qenë e vetëdijshme, VV-ja dëshmoi se është e njëjta, me aktet që i përsëriti pas dy vjetësh. PDK-ja është e vendosur për ta votuar këtë marrëveshje jetike për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.