Demarkacioni i formësuar gabimisht dhe i imponuar nga Hashim Thaçi

Analisti politik, Fadil Lepaja në një bisedë për Gazeta Blic ka komentuar shqyrtimin e projektligjit të marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi për demarkim të kufirit.

Lepaja tha për Gazeta Blic se është koha që kjo çështje të mbyllet dhe Kosova të mos mbahet më peng shkaku i kësaj marrëveshje.

“Mendoj se është koha që kjo çështje të mbyllet, kështu ose ashtu. BE nuk duhet edhe nuk mundet të e mbaj peng Kosovën për shkak të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas të gjitha gjasave, e bërë për ngutë duhet të jet formësuar gabimisht nga komisioni i vjetër dhe imponuar nga z.Thaçi, i cili e ka deklaruar edhe vet se ishte nënë presionin ndërkombëtar dhe se kishte marrë premtime të mëdha si kundërvlerë’’, tha ai.

Sipas, analistit politik, është e padrejtë që vetëm kosovarëve të ju mohohet lëvizja e lirë dhe të ju kushtëzohet me falje të territorit, sic thotë ai.

“Mendoj se është e padrejtë që liria e lëvizjes, e cilau është mohuar vetëm kosovarve, të ketë një çmim që duhet paguar, në formën e territorit që kërkohet të falet. Liberalizimi i vizave eshte e drejtë e kosovarëve po aq sa edhe e shteteve përreth që janë po aq të korruptuara , në mos më shumë, se Kosova, të cilat kanë probleme më serioze se ne, por liberalizimin e kanë me vite”, pohoi Lepaja.

Në fotografi: Fadil Lepaja

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të rrëzohet në kuvend dhe të vazhdohen bisedimet për të. Sa I përket BE-së ai ka shtuar se nuk duhet të mbështesë politikë të korruptuar.

“Mendoj se Kuvendi i Kosovës, duhet të rrëzojë këtë marrëveshje dhe të vazhdojnë bisedimet për të. Në anën tjetër, BE do të duhej të mos mbeshtesë politikën e korruptuar vetëm sepse pranon tënënhkruaj çkadoqoftë, por duhet të ketë partneritet me qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë të gjitha të drejtat që i kanë ata të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës” tha ndër të tjerash ai.

Në fund, Lepaja shtoi se kushtet e BE-së janë të padrejta, sepse liria e lëvizjes nuk duhet të shitet në këmbim të territorit.

“BE po e rrënon imazhin e vet, me kushtet e padrejta, sepse nuk ka të drejtë të na e shes lirinë e lëvizjes, në këmbim të territorit, por duhet të e njoh atë sa më parë.
Kjo do të ndihmonte të krijojë partneritet me forca që vërtetë janë për reforma, për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, dhe jo të vazhdojë partneritetin me ata që janë duke koketuar me krimin madje edhe terrorizmim”,përfundoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtoj projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gazeta Blic e ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 17 të qeverisë Haradinaj.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish- komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, qe udhëhiqe nga ana e Murat Mehës.

Lidhur me këtë temë i kontaktuar nga Gazeta Blic, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se sa i përket versionit aktual të demarkacionin, Vetëvendosje ruan të njejtat qëndrime.

“Ajo që duhet të dijë opinioni është që Lëvizja Vetëvendosje i ka të njejtat qëndrime për Demarkacionin për versionin aktual, për versionin e Thaçit i ka të njejtat qëndrime”, pohoi ai.

Në anën tjetër, Selimi i pyetur nga Gazeta Blic për një përdorim të mundshëm të gazit lotsjellës, si masë kundërshtuese për këtë marrëveshje tha se tashmë, nuk ka nevojë për veprime të tilla sepse Vetëvendosje i ka sofistikuar mjetet.

“Në mandatin e kaluar kemi përdorur mjete të tjera në mungesë të mjeteve që i kemi sot, ne i kemi sofistikuar mjetet tashmë nuk jemi 16 deputetë, por 32 deputetë, nuk ka nevojë për pengesa tjera, sepse ne do ta pengojmë me votë dhe do të jetë e mjaftueshme”, shtoi deputeti i Vetëvendosjes./GazetaBlic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme