Njëra prej arsyeve pse Marrëveshja u tërhoq nga Kuvendi javën e kaluar ishte mospjesëmarrja e deputetëve serbë, pa votat e të cilëve nuk do të mund të ratifikohej Marrëveshja, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveria vazhdon t’i heshtë kushtet që i ka vënë Lista Serbe.
Edhe pse zyrtarë qeveritarë kanë thënë se nuk bëjnë pazare me asnjërin partner të koalicionit, ata do të vazhdojnë të bisedojnë për ta shtyrë para miratimin e demarkacionit.
Që prej arritjes së koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lista Serbe në vazhdimësi ka vendosur kushte për partnerët.