Demarkacioni pritet të rikthehet në Kuvend pa ndryshime

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 09:39

Qeveria nuk do ta presë konsensusin e proklamuar rreth Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Deklarata të ndryshme kanë dhënë kryeministri Mustafa e vartësit e tij në Nju-Jork dhe Prishtinë.

Derisa opinionit të brendshëm i proklamojnë konsensus rreth demarkacionit, kur flasin jashtë Kosovës thonë se ratifikimi i versionit aktual të Marrëveshjes është çështje ditësh. Fillimi i tetorit është përmendur koha kur Qeveria do t’ia ridërgojë Marrëveshjen Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse refuzojnë të flasin zyrtarisht, burime të gazetës kanë thënë se partnerët do ta qesin në votim Marrëveshjen, pavarësisht epilogut të diskutimeve me opozitën./Koha.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme