“Dembelët” e Kuvendit, vetëm 36 ligje miratuan në sesion e kaluar

Kuvendi i Kosovës do të nis punën këtë javë pas një pushimi dimëror.Sesioni pranveror i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës bazuar në rregulloren e punës nis në javën e tretë të muajit janar dhe llogaritet si sesion pranveror.Por sa ligje miratuan deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2021?

Statistikat e punës së Kuvendit në miratimin e ligjeve që ishin nisur nga Qeveria e Kosovës në adresë të Kuvendit janë përtokë.Vetëm 36 ligje janë miratuar ose përkthyer në përqindje i bie 31 për qind e numrit të projektligjeve që ishin proceduar në Kuvend.Për këtë numër të vogël të miratimit të ligjeve ka disa shpjegime nga organizatat joqeveritare që kanë përcjellë e monitoruar punën e Kuvendit.

Partia në pushtet Lëvizja vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte arritur të fitonte prej 50.2 për qind dhe kjo i ka mundësuar që të ministrat në qeverinë Kurti të vendosen nga partia që ka fituar zgjedhjet pro edhe që numrat në Kuvend t`i ketë prej 61 për qind që është e nevojshme që projektligjet të miratohen pa asnjë problem.Me dhjetëra herë seancat e Kuvendit të Kosovës janë ndërprerë ose pikat e rendit të ditës të një seanca të caktuar janë bartur në seancat e ardhshme për shkak të mungesës së kuorumit.Përveç kësaj disa herë kanë dështuar edhe mbledhje te Kryesisë së Kuvendit po për arsyen e njëjtë.Agnesa Haxhiu nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka dhënë disa arsye për numrin e vogël të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2021.“Në fakt, Qeveria ka sjellë në Kuvend një numër goxha të madh të projektligjeve, gjithsej 119 projektligje, mirëpo një pjesë të tyre nuk i ka miratuar sipas planit të saj legjislativ, dhe rrjedhimisht vonesat në procedimin e tyre në Kuvend kanë ndikuar që ato të mos shqyrtohen dhe miratohen brenda vitit 2021. Ndërsa një pjesë e projektligjeve që janë proceduar me kohë nga Qeveria në Kuvend, Kuvendi nuk i ka trajtuar me kohë për shkak kryesisht të fokusit që kanë pasur partitë parlamentar në zgjedhjet lokale dhe mos mbajtjes së seancave me rregull sidomos periudhën shtator – nëntor”, ka thënë haxhiu për Gazeta Blic.Por situatën edhe me keq për punën e Kuvendit të Kosovës po e vlerëson edhe dikush nga organizata a tjetër që përcjell punën e Kuvendit, Instituti Kosovar për Drejtësi .Qemajl Marmullakaj Hulumtues i lartë në IKD thotë për Gazeta Blic se ka disa arsye që Kuvendi ‘dështoi’ në përmbushjen e punës së tij.“Vlerësimet janë më negative në zbatim të programit legjislativ të Qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës. Nga 119 projektligje të miratuara në Qeveri, të cilat me automatizëm procedohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kuvendi ka arritur të shqyrtoj dhe miratoj vetëm 36 apo rreth 30% prej tyre. Për më tepër, nga këto 36 ligje, 14 prej tyre janë marrëveshje ndërkombëtare dhe 12 plotësim ndryshime të ligjeve në fuqi, siç është rasti i plotësim ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.. Gjatë vitit 2021 ka ndodhur shpesh që të dështojnë seancat e Kuvendit si rrjedhojë e kuorumit , angazhimit të vazhdueshëm të deputetëve në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, mos koordinimin e mirëfilltë të planeve të Qeverisë me Kuvendin, etj. Janë disa nga arsyet pse Kuvendi ka dështuar që të shqyrtojë dhe miratojë ligjet e proceduara nga Qeveria”, thotë MarmullakajTë dy këta moniturues të punës së Kuvendit kanë treguar se cilat ligjet duhet të miratohen në Kuvend gjatë punës së sesionit pranveror e që i kanë vlerësuar me prioritet.“Këtë vit pritet të shqyrtohen dhe miratohen dy projektligje shumë të rëndësishme siç është ai për financimin e subjekteve politike që njëherit është edhe obligim që rrjedhë nga Agjenda për Reforma Evropiane dhe projektligje për Qeverinë, që siç e dini Kosova do të ketë për herë të parë një ligj të tillë. Po ashtu në procedurë janë edhe disa projektligje që janë pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë që gjithashtu janë obligim që rrjedhin nga ERA. Gjithashtu Kuvendi tashmë ka në procedurë edhe draftin e Rregullores së re të punës që pritet së shpejti të filloj shqyrtimi dhe nëse arrihet konsensusi i nevojshëm Kuvendi do të ketë Rregullore të re të punës pas 11 vitesh, thotë Agnesa Haxhiu nga KDI.“Në sesionin pranverorë, Kuvendi duhet të jetë më i angazhuar dhe efektiv në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve pasi që nga disa prej tyre varen reforma kyçe institucionale, mirëqenia e qytetarëve, etj. P.sh në pritje për shqyrtim dhe miratim në Kuvend janë projektligjet për Gjykatën Komerciale e cila është një reformë substanciale në sistemin e drejtësisë e po ashtu edhe në funksion të zhvillimit ekonomik në vend”, vlerëson Marmullakaj nga IKD-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme