Demi: 100 ditë qeverisje kanunore

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë notë të dobët nga analistët për punën 100 ditëshe të qeverisjes.

Analisti Agron Demi ka numëruar plotë 15 dështime të qeverisë Haradinaj.

Demi ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe është karakterizuar me “100 ditë vetmi e 100 ditë qeverisje kanunore”.

Lexojeni postimin e plotë të Agron Demit

100 ditë vetmi e 100 ditë qeverisje kanunore:

1. Numër rekord i ministrave;

2. Ma shumë poste ministrore se sa ditë të kaluara në qeverisje;

3. Emërimi i këshilltarit të dyshuar për lidhje me krimin;

4. Këshilltari tjetër i dënuar për manipulim me fonde;

5. Falje e borxheve pa respektuar ligjin;

6. Shkarkim të anëtarëve të bordeve pa marr aprovimin e Kuvendit;

7. Arsyetim i atyre që gjujnë me armë e bartin armë pa leje;

8. Mos distancim nga deputeti i partisë së tij i cili u raportua se ka kërcënu me vrasje një gazetarë. Përkundrazi, u pa me të në fushatë;

9. Ndarja e 290 mijë eurove për pjesëmarrësit e konfliktit të Kumanovës;

10. Ndryshimi i Rregullores për me i ba vend ma shumë këshilltarëve;

11. Takime të shumta në Zyrën e Kryeministrit me persona që kanë rënë ndesh me ligjin.

12. Mashtrimi me demarkacionin;

13. Mashtrimi me liberalizimin e vizave brenda 60 ditësh;

14. Emërimi i dhëndrrit në menaxhimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore;

15. Izolimi në politikën e jashtme;

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme