Demi: Që nga viti 2014, 75% e kohës së arsimit nën kërcënim të grevave

Agron Demi, hulumtues në institutin “GAP” ka thënë se që nga viti 2014, 75% e kohës së arsimit fillor dhe të mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave.

 Demi ka shkruar në Facebook se ndërmjet viteve 2014 dhe 2022, në 131 numra të buletinit të saj, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), kërcënon me greva për arsye nga më të ndryshmet.

“Në uebfaqen e SBASHK-ut janë të publikuara 174 buletine mujore të cilat informojnë publikun dhe anëtarësinë për aktivitetet e sindikatës. Nga gushti i vitit 2014 deri në maj të 2022, në 131 numra të buletinit SBASHK-u kërcënon me greva, paralajmëron greva ose njofton për mbajtjen e grevave. Arsyet janë të ndryshme: kontrata kolektive, rritje te pagave, ligji i pagave, ligji për arsimtarët e viteve ’90, shtesa në paga, shujta… Pra, nga gushti i vitit 2014, 75% të kohës arsimi fillor dhe i mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave për arsye nga më të ndryshmet”, ka shkruar Demi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme duke nisur nga 25 gushti.

Sindikatat e arsimit dhe disa sektorëve të tjerë publik po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në realizimin e Ligjit për Paga.

Sipas tyre, greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme