Autor: Shpend Ahmeti
Më mirë është me u marr me oborrin tonë, me bo ndryshime këtu, me u forcu, e me punu e me shpresu që mundemi me ndërtu marrëdhënie strategjike me partneret tonë, përfshi këtu edhe SHBA-në pa marr parasysh partinë në pushtet. Shumë janë me rëndësi për neve e për botën rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, tepër shumë, ama pretendimet se po dijmë me analizu se çka ka me ndodhë në Amerikë e cilat kanë me qenë politikat e SHBA-ve karshi Ballkanit janë në rastin më të mirë naive.
Gjatë demokratëve është përkrah intervenimi në vitin 1999 e gjatë republikanëve është përkrah pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Në Senat/Kongres kemi pas përkrahje nga dyja taboret. Por, e vërteta është se viteve të fundit Kosova as që është përmend në forumet kryesore amerikane, përveq për të keq. Kjo duhet të jetë brenga jonë kryesore. Ballkani është bërë arenë e betejave të fuqive të mëdha ku ne jemi “bira e fundit e kavallit”. Me paaftësinë tonë si Kosovë e kemi humb edhe atë minimum ndikimi që e kemi pas në këto beteja, e si pasojë kemi marrëveshje të Asociacionit, e Gjykata Speciale.
Po dështojmë si shtet për çdo ditë e këndej analizojmë votën në Pensilvani e Miqigen. Për mos me me keqkuptu, kjo është edhe vetëkritikë, duke ja filluar personalisht nga vetja. Ma mirë me analizu votën e Prishtinës, Prizrenit, Malishevës, Drenasit, Mitrovices etj.