Demonstrohet harta, ja si do të kalojë Serbia në Detin Adriatik përmes Kosovës

Marrëveshja e nënshkruar të premten në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, i mundëson kësaj të fundit dalje në derin Adriatik.

Kjo pasi në një nga 16 pikat e marrëveshjes të nënshkruar në prani të presidentit amerikan Donald Trump, thuhet se të dyja palët, do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

“Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

– Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar”, thuhet në marrëveshje.

E një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale, e demonstron se si do t’i mundësohet Serbisë dalja në detin Adriatik.

Marrëveshjen për këtë pikë e ka kundërshtuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rikujtuar se kur ish-ministri Blerim Reka kishte deklaruar një gjë të tillë, ishte kërkuar me ngulm dorëheqja e tij nga opozita./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme