Dy persona të pa njohur deri tash për organet e rendit kanë dëmtuar pajisjet e antenës së policisë në fshatin Melanicë në Mitrovicë të Jugut, si dhe kanë këputur kabllot furnizues të rrymës.
Rasti ka ndodhur më 18.03 pas orës 20:00, është lajmëruar në polici nga një punëtor i PTK-së. Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe sipas udhëzimit të prokurorit rasti është kualifikuar si “
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës të policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si më lart”, thuhet në raportin 24- orës.
© SYRI.net