Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë dëmtuar pesë vila të serbëve në fshatin Josevik të Zveçanit.
“Raportohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pesë shtëpi (vila) me pronar meshkuj K/serbë. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për mungesa tjera në këto shtëpi”, njofton policia.