Policia e Kosovës (PK) njofton se në objektin përcjellës- kullë të Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, janë vërtjetur disa dëmtime.
“Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan Podujevë 30.05.2026- 30.06.2026. Njësitet policore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.



