“Dënim i padrejtë dhe në dëm të shqiptarëve”: Reagime të forta edhe nga Maqedonia e Veriut pas vendimit të Speciales

Edhe në Maqedoninë e Veriut qytetarët dënimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cilësojnë si të padrejtë dhe në dëm të shqiptarëve.

Nuk është e mirë ajo, ajo është kundër shqiptarëve. Nuk është e drejtë ajo, nuk ka drejtësi, për shqiptarët nuk ka drejtësi atje.- Tha qytetari.

Skandaloz është vendimi, i padrejtë shumë i padrejtë për shqiptarët. Duhet në instanca më të larta të ankohemi.- Tha një tjetër qytetar

Normalisht jemi të gjithë të solidarizuar, se me të vërtet ata janë të pafajshëm.Në fakt duhet të solidarizohemi të gjithë si komb për të drejtën. Për mendimin tim ajo gjykat duhet të shkarkohet prej Kuvendit të Kosovës.Normalisht si komb i padrejt, ata janë krerët e UÇK-së ata janë të pafajshmit tanë. – Përgjigjet qytetari

Mbrojtja e atdheut, mbrojtja e popullatës dhe lufta që është bërë është bërë në vendin ku është mbrojtur popullata civile dhe nuk mund të ketë barazi ndërmjet agresorit dhe viktimës. Agresori duhet të dënohet ndërsa viktima nuk mund të dënohet, ajo është gabim fatal. Tha qytetari

/Alsat.mk

The post “Dënim i padrejtë dhe në dëm të shqiptarëve”: Reagime të forta edhe nga Maqedonia e Veriut pas vendimit të Speciales appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme