Dënohen me burg Krenar Çoçaj dhe vëllai i Unikatilit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj katër të akuzuarve për përleshjen që kishte ndodhur më 2 janar 2015, në lokalin e natës “Zone Club”, në Prishtinë.

Pas rikualifikimit të veprës penale, nga vrasje në tentativë në pjesëmarrje në rrahje, i akuzuari Leonard Hajdari, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Ndaj tij, është shqiptuar edhe dënim plotësues, ku i janë konfiskuar mjetet me të cilat është kryer vepra penale.

Për pjesëmarrje në rrahje, me nga 1 vit burgim efektiv, janë dënuar të akuzuarit Mentor Palokaj dhe Krenar Çoçaj.

Hajdari, Palokaj e Çoçaj, po ashtu janë obliguar që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale, si dhe në emër të paushallit gjyqësor, secili veç e veç nga 100 euro, si dhe në fondin e mbrojtësit të viktimave secili veç e veç nga 50 euro.

Ndaj Burak Gërdovcit, është marr aktgjykim lirues, pasi prokurori në fjalën përfundimtare, ishte tërhequr nga ndjekja penale.

Ndryshe, prokurori Ilaz Beqiri, në seancën e mbajtur më 19 prill, kishte bërë rikualifikimin e veprave penale, ndaj të akuzuarve në këtë rast.

Sipas aktakuzës paraprake, Hajdari dhe Palokaj akuzoheshin për vrasje në tentativë, ndërsa Krenar Çoçaj për shtytje në vrasje, ndërsa të akuzuarit Gramoz Mjeku dhe Burak Gërdovci për pjesëmarrje në rrahje.Në seancë e 19 prillit, prokurori Beqiri, kishte deklaruar se Hajdari dhe Palokaj, pas rikualifikimit do të ngarkohen vetëm me veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.

Kurse, ndaj të akuzuarit Krenar Çoçaj, prokurori ka deklaruar se tërhiqet nga ndjekja penale sa i përket veprave “shtytje në vrasje” dhe “kanosje”, derisa tash e ngarkon me kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në rrahje”.

Për të akuzuarin Burak Gërdovci, prokurori Beqiri, deklaroi se tërhiqet nga ndjekja penale sa i përket veprës “pjesëmarrje në rrahje”, duke e liruar nga akuza. Kurse, në seancën e kaluar ishte veçuar procedura ndaj Gramoz Mjekut, për shkak se i njëjti  gjendet në shtetin e Argjentinës.

Sipas aktakuzës, Leonard Hajdari dhe Mentor Palokaj, më 2 janar 2015, në lokalin “Zone Club”, në Prishtinë, ishin marrë vesh me të akuzuarin Krenar Çoçaj që të sulmojnë të dëmtuarin Shkëlzen Shala dhe shokët e tij, për shkak të një problemi rreth një femre.

Përleshja mes tyre, sipas aktakuzës, kishte filluar pasi i akuzuari Hajdari e kishte shtyrë të dëmtuarin Mehmeti dhe kishte tentuar ta grushtojë. Ndërkohë, gjithnjë sipas aktakuzës, ishte afruar edhe i akuzuari Çoçaj, i cili ishte vërsulur për ta goditur Mehmetin, por ishte ndalur nga roja e sigurimit, të cilin e kishte kërcënuar se do ta vrasë.

Pasi të dëmtuarit Labinot e Drilon Mehmetaj dhe Shkëlzen Shala, ishin sulmuar nga të pandehurit, i akuzuari Hajdari kishte nxjerrë thikën dhe e kishte goditur tri herë të dëmtuarin Labinot Mehmeti, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa, tre të akuzuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Për këto veprime, prokuroria Hajdarin dhe Palokajn i ngarkonte me veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa Krenar Çoçajn me veprën penale “shtytje në vrasje”.Ndërsa, të akuzuarit Gramoz Mjeku dhe Burak Gërdovci, ngarkoheshin me veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”. /Betimi për Drejtësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme