Dënohet me 11 vjet burgim për vrasjen e 2013-s në një klub nate në Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar të akuzuarin G.S. me 11 vjet burgim dhe dy të akuzuar tjerë, B.A. dhe L.D. me nga një 18 muaj burgim për therjen e një personi për vdekje gjatë një përleshje në mars të 2013-s.

“Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse me dt. 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës ‘Amsterdam’ në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore tani të ndjerit L.B gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç ’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit L.B me dt. 01.04.2013 në ora 11.20 min”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore..

Të akuzuarit G.S. i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt. 30.03.2012 dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt. 30.03.2012 deri me dt. 03.02.2014.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës .

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme