Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale K.K. nga fshati Karashengjergj komuna e Prizrenit për shkak se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
I akuzuari me iniciale K.K , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim masa e paraburgimit të njëjtit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, transmeton Koha.net.
“Me datën 27 korrik, 2018 rreth orës 11:35 minuta në fshatin Karashingjergj – Has, komuna e Prizrenit, të pandehurit në bashkëkryerje me mjet të rrezikshëm i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor personit tjetër e pikërisht të dëmtuarit me iniciale E.K. në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje paraprake në mes familjes së të pandehurve dhe të dëmtuarit, e cila kishte ndodhur 25 vjet më parë, e në momentin kur e vërejnë të dëmtuarin E.K.i cili ka qenë i shoqëruar me të dëmtuarin L.K.e ndjekin me automjet, në vendin e quajtur ,,shtëpia e Çokës,, ,zbresin nga automjeti dhe nisen në drejtim të dëmtuarit E.K. ku i pandehuri K. e godet me grusht në fytyrë të dëmtuarin E.K., i pandehuri F.I pajisur me një gur e godet të dëmtuarin E.K. në pjesën e pasme të kokës me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë thyerje të ashtit të hundës dhe plagë lacerokontuzive në kokë, hematom periorbital në të dy sytë, hematomë dhe gjakderdhje nga hunda, frakturën e kockës së hundës, të kualifikuar në lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë në momentin e shkaktues mërisë”, thuhet në komunikatë.