Dënohet me burg për grabitjen e taksistit në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka dhënë dy vjet burg një të akuzuari për grabitje të taksistit.

Në dënim atij do t’i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në arrest shtëpiak.

I akuzuari Leotrim Bajrami akuzohej se bashkë me një të mitur (Q.N.) kanë kryer një vepër të grabitjes në janar të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, dy të rinjtë kishin udhëtuar me taksi nga Prishtina në Gjakovë dhe kur kishin arritur nuk i kishin paguar shërbimet taksistit Shefqet Gashi dhe nën kërcënimin e armës (armë e rreme) i kishin marrë atij 25 euro. Më pas kishin hipur në taksinë e Fadil Toplanës, duke ia marrë edhe atij 30 euro pa e paguar fare për shërbimet e kryera.

Sipas aktakuzës, në janar të këtij viti, të pandehurit Leotrim Bajrami dhe i mituri Q.N. kanë kryer veprën penale të grabitjes. Ata nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para taksistit Fadil Toplana ndërsa i kishin marrë atij nga vetura një çante me dokumente dhe para të gatshme.

Aktakuza e Prokurorisë shpjegon se në ditën kritike, taksistit i cili i ka sjellë nga Prishtinë në Gjakovë, e kishin kërcënuar me revole që t`u jepte para, ku i dëmtuari Shefqet Gashi iu kishte dhënë 25 euro, ndërsa dy të pandehurit kishin dalë nga automjeti duke mos e bërë pagesën dhe duke ja grabitur edhe paratë e të dëmtuarit.

Gjyqtari Nikollë Komani kishte bërë tashmë të ditur se për të miturin Q.N., është zhvilluar procedura penale e ndarë te gjyqtarja për të mitur.

Poashtu gjykata e obligoi të akuzuarin Leotrim Bajrami të paguajë edhe 100 euro për shpenzime procedurale.

Me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale të grabitjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme