Denoncimi/ Drejtori i Policisë Bashkiake Lezhë dhe vartësit e tij, dhunë ndaj punonjësve të një kompanie interneti! (VIDEO)

Punonjësit e një kompanie interneti në Lezhë janë përplasur verbalisht me Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Pali, duke e akuzuar se i ka ofenduar dhe dhunuar teksa ishin duke punuar ne Shëngjin për shtrirjen e linjës së internetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së shtunës në zonën turistike të Kunes dhe në denoncimin e tyre punonjësit thonë se janë përballur me një dhunë verbale dhe fizike nga drejtori i Policisë Bashkiake, në momentin që ai është paraqitur në vendin ku po kryheshin punimet.

Avokati Ndre Molla thotë se është një dhune dhe një gjuhe fyese e papranueshme për përfaqësuesit e shtetit, ndërsa shton se veprime të tilla janë bërë të zakonshme prej tyre.

Administratori i firmës së internetit të cilës iu dhunuan punonjësit, Ded Bukaqeja, tregon të gjithë dokumentacionin përkatës duke shtuar se kjo është dhunë ndaj tij.

E kontaktuar për këtë çështje, Zyra e shtypit ne Bashkinë Lezhë pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bere asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia.

“Në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejte për shfrytëzimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike. Në këto kushte Inspektorati Ndërtimor Vendore dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyre në zbatim të ligjit, por kjo ndërhyrje ka hasur në reagimin e dhunshëm të punonjësve të kompanisë që punonte pa asnjë leje dhe se për këtë rast është bërë kallëzim për akte dhune, nga punonjësit e kompanisë në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake”, thotë Bashkia Lezhë.

Në lidhje me rastin Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet do t’i referohen Prokurorisë së Lezhës, ndërsa punonjësit e dhunuar kanë paralajmëruar kallëzim penal në Prokurori gjatë ditës së hënë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme