Denoncimi i Albana Vokshit për humbjen e jetës së 4 pacientëve, reagon QSUT: Nuk është cënuar shërbimi ndaj të sëmurëve

QSUNT, ka reaguar pas denoncimit të deputetet se Partisë Demokratike, Albana Vokshi, se në qendrën spitalore ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike e për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë të cilët kanë qenë të intubuar.


Në një deklaratë për mediat, QSUNT ka mohuar diçka të tillë, duke sqaruar se në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror, por është bërë ndërhyrje e menjëhershme për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

Reagimi i plotë

QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme