Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se kreu i qeverisë është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të këtij të fundit.
“Edi Rama ka një CV të pasur me skandale, por në mesnatën e së enjtës, heshti për takimet me persona në kërkim nga drejtësia.
Kryeministri i Shqipërisë është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij, ndërkohë që Agasi ishte person në kërkim nga drejtësia dhe policia. Kur ia thashë këtë fakt, Edi Rama ishte në Parlament, por heshti. Dhe vazhdon deri më sot të heshtë”, shkruan ai.
Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht në Durrës, në kuadër të një operacioni të Policisë së Shtetit dhe SPAK. Sipas raportimeve të publikuara në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim dhe arrestimi u krye në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Pretendimi për takimin mes Ramës dhe Agasit është paraqitur nga Bardhi si një çështje që kërkon sqarim publik, ndërsa ai ka vijuar më herët të kërkojë që hetimet ndaj Agasit të zbardhin edhe marrëdhëniet dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit gjatë qeverisjes së Ramës.
https://www.facebook.com/share/r/19Mi5ZRHKk/?mibextid=wwXIfr
The post Denoncimi i fortë i Bardhit: Edi Rama është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



