Denoncimi i fortë i Salianjit: Skandal! Milot- Balldren rritet me kosto 100 mln euro. SPAK të hetojë çdo kontratë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar rrugën Milot-Balldren, që e cilëson si një skandal të qeverisë.

Sipas Salianjit, rritja e kostos së projektit me afro 100 milionë euro përbën një çështje që duhet të jetë në vëmendjen e SPAK. Deputeti i PD kërkon që hetimi të nisë në kohë, përpara se paratë publike të shpenzohen dhe të jetë e pamundur gjurmimi i tyre.

Ai kërkon që të verifikohen kontrata, procedurat, vendimmarrja, përfituesit dhe çdo pagesë e kryer nga buxheti i shtetit.

Salianji thekson se projekti Milot-Balldren duhet të zbardhet deri në fund dhe se çdo person përgjegjës, nëse faktet provojnë abuzime, duhet të përballet me drejtësinë.

Postimi i Ervin Salianjit

Milot- Balldren skandali i qeverisë me rritjen thuajse 100 milionë Euro që parakalon në mënyrë ulëritëse para SPAK!

Kur flitet për qindra milion Euro hetimi duhet të jetë paraprak dhe jo pasi të jenë shpërdoruar miliona Euro. Kur ka dyshime për një aferë me paratë e shqiptarëve, SPAK-u duhet të ndërhyjë menjëherë jo kur paratë të jenë kthyer në vila, prona, makina luksoze e “rrush e kumbulla”.

Kjo është arsyeja pse hetimi duhet të jetë në kohë: të gjurmohet kontrata, procedura, vendimmarrja, përfituesit që për më tepër janë dhë nën herim nga SPAK dhe çdo qindarkë e paguar nga buxheti.

Jo hetim pasi paratë të jenë zhdukur.

A vlen përgjegjësia pasi pasuria është shpërndarë?

A është efektive drejtësia pasi gjithçka është bërë fakt i kryer?

Milot–Balldren duhet të zbardhet deri në fund.

Paratë publike nuk janë plaçkë për t’u ndarë.

Dhe kushdo që ka abuzuar me to, nëse faktet e provojnë, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

The post Denoncimi i fortë i Salianjit: Skandal! Milot- Balldren rritet me kosto 100 mln euro. SPAK të hetojë çdo kontratë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme