Një denoncim anonim ka ngritur pretendime në lidhje me ish-drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Ina Bello dhe biznesmenin Ergys Agasi.
Sipas personit që ka bërë denoncimin, gjatë periudhës kur Bello drejtonte Tatimet në Durrës, disa biznese janë kontrolluar dhe gjobitur edhe pse, sipas tij, nuk kishin probleme me detyrimet tatimore.
Në denoncim pretendohet gjithashtu se kontrollet janë kryer në mënyrë selektive dhe se disa biznese të lidhura nga denoncuesi me opozitën janë përballur më shpesh me masa administrative.
Në material përmendet edhe emri i Ergys Agasit, ndërsa denoncuesi pretendon se mes tij dhe Bellos ka ekzistuar një bashkëpunim. Megjithatë, denoncimi nuk shoqërohet me dokumente, komunikime apo prova të tjera që të vërtetojnë këto pretendime.
Një tjetër element i përmendur është largimi i Ina Bellos nga drejtimi i Tatimeve në Durrës. Sipas raportimeve të 30 janarit 2026, ajo nuk dha dorëheqjen, por u shkarkua nga detyra me motivacionin e performancës së dobët dhe më pas u transferua si inspektore tatimore në Tiranë.
Në vendin e saj u emërua Agron Nuredinaj./ JOQ
The post Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



