Denoncimi/ Rama po bëhet gati të sekuestrojë serverin e OraNews

sh-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij, ku thuhet se është dhënë urdhër për të sekuestruar arkivën dhe serverin e OraNews.

Dërguesi i mesazhit është një punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvin Hajduti urdhëron sekuestrimin e arkivit dhe serverit te Ora News!

Ai ka tmerr, do të zhduken të gjithe dokumentet që në gjykatë ndërkombëtare faktojnë vjedhjet e tij e të Velisë dhe narkoministrave të denoncuara nga Ora News.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Doktorr ju uroj shendet

Une Jam punonjes i ministrise se brendshme. Te premten eshte bere debat pasi po kerkohet me ngulm sekuestrimi i arkivit dhe serverit tè ora njuz. Urdhri eshte i prer nga siper fare per sekuestro, por askush nuk e merr persiper ta ekzekutoj se eshte i jashtligjshem.

Po behet gati aksion i antiligjor ndaj ora njuz duke i sulmuar edhe me tatimet. Synimi eshte marrja e arkivit per te asgjesuar cdo dokument dhe video qe disponon ai televisione dhe qe jane kompromentuese per Ramen,Veliun,e ministra.Ne jemi ne presion shume te madhe qe te kryejm akte te paligjeshme.Ju drejtohem ju me shprese qe te ngrini zerin dhe ne te shpëtojme nga pressioni. Zoti te dhente shendet.

Anonim te lutem

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme