Denoncimi/ Taksat për resortin, shkak për rrahjen e kryebashkiakut të Divjakës nga nipi i Paulin Sterkajt

Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është përfshirë në konflikt me nipin e deputetit socialist Paulin Stërkaj, Dritan Stërkaj.

Sipas News 24 shkak janë bërë pagesat e taksave ndaj Bashkisë të resortit që Stërkaj ka në administrim në zonën e Divjakës.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë Kokoneshi i cili ka deklaruar se është ofenduar dhe më pas është goditur me grushte nga nipi i deputetit Stërkaj.

Resorti në emër të këtij të fundit dikur ka qenë kampi i punëtorëve. Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme