Dje (06-mars) rreth orës 15:40, policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.A. nga Negotina e Pologut, i cili në orën 13.00 u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij 33-vjeçare, se me dhunë kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe i kishte marrë dy fëmijët e tyre të mitur, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Personi B.A. dje rreth orës 21 është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa fëmijët i janë kthyer nënës së tyre, të cilës me vendim të gjykatës i janë lënë në përkujdesje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-Tetovë.