Denoncon biznesmeni: Shteti po na vjedh, i kam dhënë 4 mln dhe s’e kam marrë sipërfaqen që më takon

Pas vrasjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur, zbulohen edhe skandalet me hapësirat publike në Velipojë.

Hilmi Kapllanaj, operator turistik në Velipojë, ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen qe i takon me këtë ndarje.

Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapësirë ai është zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.

‘Kemi fituar 900 m2 për vendosje shezlongësh. Të hënën kemi paguar 4 milion e 3000 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka ardhur as shteti asnjëri dhe na kanë dhënë letrat në dorë dhe kemi mbetur pa hapësirë. Ndërsa unë që i kam vu shezlongët në pjesën që shteti më ka nxjerrë vjet edhe sivjet, i kemi vendos çadrat në shenjat ku i kemi pasur.

Mua personalisht më ka ardhur të hënën në darkë dhe më ka thënë që gjysma është e jemja, jo e gjitha. Shteti paret na i ka marrë dhe po na grabit. Shteti duhet të vijë të ndajë parcelën dhe të marrim atë që kemi paguar. Ditën e premte jam paraqitur në bashkinë e Shkodrës dhe kam bërë ankimimin për të ardhur dikush nga bashkia për të liruar vendin që është i zënë. Kam 54 dhoma të deklaruara në shtet dhe unë sot nuk kam shezlongë për pushuesit e mi.

Në momentin që ka ardhur zotëria unë jam tërheq për të mos bërë konflikt ai ka ardh me hartë unë me hartë dhe më ka thënë se vendi është i jemi dhe unë jam tërheq kam mbledh shezlongët dhe kam ikur për të mos hapur konfliktet. Për mua fajtor kryesor është shteti përderisa na shtetin i kemi paguar paret dhe na ka dhënë hartën qysh me datën 21, dhe ne jena pa shezlong.’- u shpreh Kapllanaj.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme