Departamenti i Shtetit: Kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kufizimet e lirive të medias mbeten një problem serioz në Maqedoni

Ndër problemet më të mëdha janë kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve, rritja e padive SLAPP, sjellja e papërshtatshme e zyrtarëve publikë ndaj medias dhe presioni politik mbi politikën editoriale. Si shembuj, përmenden rastet e vitit 2024 me gazetaren Lepa Xundeva, e cila ishte shënjestër e kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes pas një interviste me një zyrtar grek, dhe sulmi fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga një oficer policie, për të cilin janë ngritur akuza.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka vënë re një rritje të numrit të incidenteve, veçanërisht dhunës dhe ngacmimit ndaj gazetareve femra. Organizata Reporterë pa Kufij thekson se media po punon nën presion të fortë për shkak të polarizimit politik, ndërsa shërbimi publik ende nuk ka pavarësi të plotë editoriale dhe financiare.

Raporti gjithashtu thekson ndryshimet ligjore që i lejojnë qeverisë të financojë fushata mediatike mbi tema me “interes të lartë publik”, të cilat, sipas mediave të pavarura, hapin rrezikun e klientelizmit dhe ndikimit mbi politikën editoriale.

Departamenti i Shtetit vëren gjithashtu dobësi më të gjera në sundimin e ligjit – zbatim të kufizuar të mekanizmave për ndëshkimin e abuzimeve, besim të ulët në gjyqësor dhe transparencë të pamjaftueshme në shpenzimin e parave publike.

Përveç lirive të medias, raporti trajton edhe të drejtat e punës, përdorimin e tepërt të forcës nga policia (37 raportime në shtatë muaj, tre prej të cilave u konfirmuan), martesat e hershme në komunitetin rom dhe mbrojtjen e pamjaftueshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Administrata amerikane arrin në përfundimin se ekzistojnë sfida sistemike në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë institucione më të forta, media të pavarura dhe qeverisje transparente për të siguruar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e lirive të njeriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme