Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Gazetar: Adrian Kerimi

Kjo është rruga që çon drejt pendës së Likovës, vendit të vetëm turistik në këtë komunë rurale. Por para bukurisë natyrore që ofron ky vend, në sy bien këto mbetje inerte, shkruan Alsat.

Autoritetet komunale thonë se kjo është pasojë e qytetarëve të papërgjegjshëm, duke i bere thirrje që të ndalojnë me një veprim të tillë. Kreu i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se për të parandaluar një fenomen të tillë është i detyruar të shqiptojë gjoba.

“Këtë vend që e shohim prapa nesh e kemi si pasojë e hedhjes së gërmadhave nga disa qytetarët, për të cilët mund të them se janë të papërgjegjshëm. Shfrytëzoj rastin që të bëj apel deri tek të gjithë banorët e komunës tonë që në mënyrë të organizuar, në mënyrë të unifikuar të mbrojmë çdo pëllëmbë të komunës tonë duke mos hedhur mbeturina në vend e pa vend. Kemi vende të posaçme të cilat janë caktuara nga këshilli komunal ku duhet hedhur mbeturina”, tha Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës

Arifi shpjegon se rruga që çon për tek penda e Likovës dhe ajo e Gllazhnjës është në projektim e sipër për zgjerim dhe ndriçim.

“Bëhet fjalë për rikonstruimin e rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të pendës së Gllazhnjës. Në atë projekt përveç asfaltimit të rrugës do të bëhet edhe kanalizimi atmosferik, ndriçimi publik, rregullimi i trotuareve dhe mbjellja e pemëve. Në këtë vend do të ndërtohet një mur mbrojtës me çka do ta konkretizojmë hapësirën publike dhe nuk do të ketë mundësi për hedhje të mbeturinave”., tha Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës

Banorët lokal thonë se ndjehen të rrezikuar nga gërmadhat dhe pasojat që mund t’i kenë falë reshjeve të mundshme, të cilat do t’i dëmtonin pronat e tyre bujqësore dhe private. Në qershor të vitit kaluar është firmosur edhe nisma për ri kategorizimin e rrugës Gllazhnjë-Goshnicë nga rrugë lokale në rrugë regjionale dhe lidhjen e saj me rrugën që çon në vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq me Republikën e Kosovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme