Deputetë serbë kërkojnë anulimin e marrëveshjeve të Brukselit

Një grup ish-deputetësh dhe atyre aktualë në Kuvendin e Serbisë, ministra e kryetarë komunash kanë publikuar sot apelin përmes të cilit kërkojnë që menjëherë të ndërpriten bisedimet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të anulohen marrëveshjet e Brukselit dhe që tema e Kosovës të kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Beta.

Në apelin, të cilin gjatë një konference para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë e lexoi kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, theksohet që pushteti për të gjitha vendimet rreth Kosovës (dhe Metohisë) duhet të shpallë referendum, dhe se në dialogun e brendshëm për Kosovën (dhe Metohinë) nuk duhet të merret pjesë dhe kështu të mos i jepet mbështetje regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

“Absolutisht hedhim poshtë çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës (e Metohisë), ose çfarëdo cenimi tjetër të integritetit territorial dhe të sovranitetit shtetëror të Serbisë”, citon Beta apelin.

Nënshkrues të apelit janë Boshko Obradoviq, deputeti llavisha Ristiq, kryetari i komunës Çajetina Millan Stamatoviq dhe ish-deputetët Dragan Todoroviq, Sllobodan Samarxhiq, Marko Jakshiq dhe Dejan Miroviq./koha

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme